Rama: Funksionalizimi i kamerave të sigurisë do të rritë sigurinë e përgjithshme në kryeqytet

16:03 | 04 Qershor 2024
rama:-funksionalizimi-i-kamerave-te-sigurise-do-te-rrite-sigurine-e-pergjithshme-ne-kryeqytet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama thotë se funksionalizimi i kamerave të sigurisë në kryeqytet do të ndikojë në rritjen e sigurisë së përgjithshme.

Rama gjithashtu pohon se do të respektohet maksimalisht privatësia e qytetarëve, transmeton Telegrafi.

“Koordinim i ngushtë me Kosovo Police për funksionalizimin e kamerave të sigurisë në kryeqytet. Ky projekt do të rritë sigurinë e përgjithshme në Prishtinë, duke respektuar maksimalisht privatësinë e qytetarëve tanë”, ka theksuar Rama.

Komento: