Rama kërkon unitet politik për të ndërtuar një Kosovë me të ardhme evropiane

12:33 | 17 Shkurt 2024
rama-kerkon-unitet-politik-per-te-ndertuar-nje-kosove-me-te-ardhme-evropiane

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se 17 shkurti është datë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Gjatë seancës në Kuvendin Komunal për nderë të 16-vjetorit të Pavarësisë, Rama kërkoi unitet politik.

Derisa përkujtoi veprimtarët që janë angazhuar për pavarësi të Kosovës, i pari i Kryeqytetit tha se uniteti politik kërkohet për të ndërtuar një Kosovë me të ardhme evropiane.

“Udhëheqësit tanë politik në krye me ish-presidentin Ibrahim Rugovën që ngritën zërin gjithmonë kundër padrejtësive, veprimtarë që asnjëherë nuk e lanë shpresën të fiket, ushtaret e UÇK-së në krye me komandantin Adem Jashari, ta kujtojmë secilin që guxoi të merr këtë rrugë e që na shtruan rrugën të cilën ne festojmë sot. Flamuri jonë po valëvitet në rend me flamurë tjerë. Shteti jonë po përfaqësohet në Olimpiada e shume fusha të ndryshme me filma e sporte te dalluara”, tha ai raporton eo.

“17 shkurti është dita më e rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Kjo datë hyri në zemrat e të gjithë shqiptarëve dhe jam i gëzuar kur shoh te gjithë në qytet e fshatra duke festuar këtë ditë, prandaj në prag të ditës së Pavarësisë, të bashkohemi së bashku”, deklaroi Rama.

 

Komento: