Rama për marrëveshjen 80 milionë euroshe: 12 mijë konsumatorë do të kyçen në Termokos

14:46 | 11 Dhjetor 2023
rama-per-marreveshjen-80-milione-euroshe:-12-mije-konsumatore-do-te-kycen-ne-termokos

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se 12 mijë konsumatorë të rinj do të kyçen në Termokos.

“12 mijë konsumatorë të rinj do të kyçen në Termokos”, ka njoftuar Rama përmes një postimi në Facebook.

Sipas Ramës qytetarët do të ngrohen nga energjia termike prej 50 MW, në kuadër të projektit
“Solar 4 Kosovo”.

“Qytetarët do të ngrohen nga energjia termike prej 50 MW, e siguruar nga panelet solare të vendosura në një hapësirë prej 69 mijë metrash katrorë, në kuadër të projektit “Solar 4 Kosovo”.

Investim i cili do të mundësojë integrimin e sistemit të burimeve të ripërtëritshme në zonat e reja në Prishtinë, po ashtu do të sigurojë ngrohje të qëndrueshme dhe të përballueshme për qytetarët për të përmirësuar cilësinë e ajrit në kryeqytet”, ka shkruar i pari i kryeqytetit.

Ndërsa projekti me vlerë 80.5 milionë eurove do të realizohet fal ndihmës së Qeverisë Gjermane dhe kredive të buta nga KFW, WBIF, BERZH dhe investimit vendor prej 4.4 milionë eurove, ka bërë të ditur Rama.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Termokos, Fisnik Osmani kanë nënshkruar sot tri marrëveshje për ndërtimin e ngrohtores diellore në Prishtinë.

Komento: