Rama: QMF-ja në Bardhosh tash e tutje do të ofrojë edhe shërbimin laboratorik

16:39 | 09 Nëntor 2023
rama:-qmf-ja-ne-bardhosh-tash-e-tutje-do-te-ofroje-edhe-sherbimin-laboratorik

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, njoftoi se bashkë me Izet Sadikun, drejtorin e Shëndetësisë, kanë vizituar Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) të rinovuar në Bardhosh, për të cilën tha se tash e tutje do të ofrojë edhe shërbimin laboratorik.

Kreu i kryeqytetit gjithashtu bëri të ditur se kjo QMF punon 12 orë në ditë.

“Jam i lumtur që tani mbi 10 mijë banorë të fshatrave Bardhosh, Trudë, Bërnicë e Epërme dhe e Poshtme do të mund të marrin shërbimet e duhura mjekësore e laboratorike në këtë Qendër të Mjekësisë Familjare, pa pasur nevojë të shkojnë në qendra tjera”, shkroi Rama.

Ai tha se investimet e tilla ndikojnë sado pak që edhe trafiku në kryeqytet të shkarkohet e punëtorët shëndetësorë të QMF-ve në Prishtinë mos të stërngarkohen me numrin e madh të pacientëve.

Aktualisht, Rama tha se janë duke i rinovuar 10 QMF “në mënyrë që stafit të Qendrave të Mjekësisë Familjare të ju ofrojmë kushte më të mira të punës e pacientëve ambiente më të rehatshme”.

Komento: