Ramos sot kryen testet mjekësore të gjiganti evropian

11:28 | 06 Korrik 2021

Sergio Ramos sot pritet t’i bëjë testet mjekësore te PSG.

Gazetari i “RMC Sport”, Mohamed Bouhafsi, ka njoftuar javën e kaluar për arritjen e marrëveshjes mes Ramosit dhe klubit francez.

Bouhafsi mbrëmë njoftoi se mbrojtësi spanjoll do i bëjë testet mjekësore dhe më pas do nënshkruajë për dy vite me klubin parisien.

Skuadra kryeqytetase i përballon kushtet e 35-vjeçarit.

Komento: