
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, thotë se do e pranonte kandidimin për deputet, nëse këtë ia kërkon partia e tij, AAK.
Ai thotë se nuk ka pasur akoma diskutim Brenda AAK-së për këtë temë.
‘’Ende nuk është diskutim brenda partisë, kur jemi më afër vendimit mundemi me fol. Jemi njerëz të partisë dhe çka do që vendos partia, ne i pranojmë vendimet’’ deklaron Ramosaj për FrontOnline.
Kryetari Ramosaj thotë se tashmë janë në fazën preliminare të vendimeve.
‘’Por jemi në fazën preliminare Derisa nuk është vendos për këtë, nuk jam i sigurt për asgjë’’ u shpreh Bashkim Ramosaj.