Ramush Haradinaj: Një dezertim i Kurtit në këtë situatë për arsye folklorike, dëmton shtetin dhe kauzën tonë

20:31 | 16 Nëntor 2022

Haradinaj: Një dezertim i Kurtit në këtë situatë për arsye folklorike, dëmton shtetin dhe kauzën tonë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se logjika qeverisëse e kryeministrit Albin Kurti, nuk përkon me kohën.

Ai, në një bashkëbisedim me qytetarë të Junikut, ka thënë se Qeveria e ka menaxhuar dobët përpjekjen për marrëveshje me njohje reciproke Kosovë-Serbi.

“Në Junik bashkëbiseduam me qytetarët për marrëveshjen për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe shqetësimin e rrjedhave të situatës dhe mënyrës së dobët se si qeveria e ka menaxhuar këtë proces me rëndësi jetike për vendin. Theksova shqetësimin tim për logjikën qeverisëse të Kurtit, që nuk përkon fare me kohën në të cilën po jetojmë, mashtrimin dhe varfërimin e vazhdueshëm të qytetarëve nga ana e tij, krizën e thellë ekonomike dhe energjetike”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka thënë se një dezertim i qeverisë në këtë kohë, dëmton rëndë shtetin dhe kauzën e saj.

“Për hir të interesave nacionale, Aleanca do të ofrojë përkrahjen e saj për proceset pozitive që hapin dyert tona në NATO dhe na vendosin nën ombrellën e sigurisë dhe stabilitetit. Përndryshe, një dezertim i mundshëm në këtë situatë, për arsye të ndryshme folklorike, do ta dëmtojë rëndë shtetin dhe kauzën tonë”, ka njoftuar Haradinaj.

Komento: