Ramush Haradinaj, Osmanit: Po e vajton marrëveshjen Vuçiq-Putin, hesht JO-në e Kosovës për gazin amerikan

10:04 | 31 Maj 2022

Haradinaj, Osmanit: Po e vajton marrëveshjen Vuçiq-Putin, hesht JO-në e Kosovës për gazin amerikan.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratës së presidentes, Vjosa Osmani, e cila reagoi pas marrëveshjes së re për gazin rus ndërmjet presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe atij rus Vladimir Putin, duke shtuar se vendimi i qëllimshëm i Vuçiq për të marrë anën e Rusisë është një goditje për perspektivat e Serbisë për të ecur në rrugën e BE-së.

Haradinaj, në profilin e tij, ka thënë se “presidentja e vajton marrëveshjen Vuçiq-Putin e e heshtë JO-në e Kosovës për gazin amerikan”.

“Ec e bjeri në fije!”, përfundoi Haradinaj reagimin e tij.

Kryetari i AAK-së ishte ndër më të zëshmit rreth projektit të gazit të financuar nga ShBA-ja.

Komento: