Ramush Haradinaj për ditëlindjen e nënës: Gjithmonë ke qenë drita e kësaj shtëpie

22:03 | 05 Maj 2024
ramush-haradinaj-per-ditelindjen-e-nenes:-gjithmone-ke-qene-drita-e-kesaj-shtepie

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e cila sot feston ditëlindjen.

Haradinaj ka shkruar fjalë emocionuese për të si nënë dëshmorësh – duke treguar se ditëlindjen e feston një ditë më herët pasi nesër është përvjetori i rënies së Luan Haradinajt.

Ai ka postuar në Facebook edhe një fotograif familjare të shënimit të ditëlindjes së ‘Nënës Rukë’.

Postimi i tij:

Të paçim përjetë Nana Rukë!

Sonte jemi mbledhur për ditëlindjen tënde, shumë prej të cilave i ke kaluar me kujtimin e mallin e pashuar për djemtë tu; Shkëlzenin, Luanin e Enverin, nipin Shqipdonin, Nanën Aze dhe gjyshen Zize, por që kurrë nuk u dorëzove e përherë e fortë qëndrove!

Ditëlindja jote do të ishte nesër, në ditën e rënies së Luanit, por që në respekt të kujtimit tënd për të, po ta shënojmë sonte! Gjithmonë ke qenë drita e kësaj shtëpie, ti që na bëre këta që jemi sot, me djem, nuse, nipa e mbesa.

E paç gjithmonë zemrën plot, siç e ke plot shtëpinë!

Të paçim Nanë!

Komento: