Ramush Haradinaj shkon në SHBA, kjo është arsyeja

14:07 | 29 Janar 2023

Ramush Haradinaj ka shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradianj, po qëndron në Shtetet e Bashkuara, për të marrë pjesë në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit.

Partia që e drejton Haradinaj, AAK tha për Klankosova.tv, se në SHBA ai po ashtu ka planifikuar takime me zyrtarë të administratës amerikane.

“Kryetari Haradinaj ka udhëtuar për ne SHBA, ku pritet të marrë pjesë në ceremoninë e Lutjeve te Mëngjesit dhe gjithashtu do të zhvillojë takime të tjera me zyrtarë të administratës amerikane si dhe kongresmenë e senatorë”, thuhet në përgjigjen nga zyra e Haradinajt.

Shkuarjen në SHBA për Lutjet e Mëngjesit e ka njoftuar edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili pritet që në fillim të javës së ardhshme të udhëtojë për atje.

Komento: