Rangnick ka marrë vendim për të ardhmen e tij, a do ta shohim sezonin e ardhshme të Milan?

15:03 | 15 Mars 2020

Shanset e Ralf Rangnick për të ardhur në Milano këtë verë po zvogëlohen dita ditës.

La Gazzetta dello Sport pretendon se përkundër disa lajmeve që thonë se është arritur një marrëveshje dhe se gjermani do të arrijë në fund të sezonit, shanset e tij për të lëvizur në San Siro janë shumë të vogla.

Trajneri gjerman nuk ishte shumë entuziast për propozimin e Ivan Gazidis, pasi pronarët e Mialnit nuk janë të gatshëm të japin fonde dhe liri të pakufizuara që Rangnick të bëjë revolucion teknik që ai do të kërkonte në pranimin e punës, përcjell ORAinfo.

Pa sigurime të tilla, ai nuk ka gjasa të marrë rolin. Kjo është një humbje për Gazidis, i cili ishte i bindur se me ardhjen e Rangnick në Milan, do të ndodhte një revulicon në klubin kuqezi.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Milanit në javët e ardhshme, pas kthimi nga pushimi i detyruar për shkak të koronavirsit që ka prekur Italinë dhe gjithë botën. /ORAinfo/

Komento: