Rangnick me plan konkret, synon ta ndryshojë plotësisht mesfushën e Milanit

14:59 | 17 Maj 2020

Rangnick synon ta ndryshojë plotësisht mesfushën e Milanit.

Ralf Rangnick planifikon të bëjë ndryshime rrënjësore në Milan gjatë verës, përfshirë ndryshimin e tërësishëm të mesfushës.

Mesfusha e Milanit pritet që ti nënshtrohet një ndryshimi rrënjësor këtë verë pasi me ardhjen e Ralf Rangnick parashikohet që në San Siro të vijnë të paktën tre lojtarë të rinj por me përvojë në mesfushë.

Sipas Tuttosport, AC Milan ka filluar që të punojë me gjermanin për strategjinë e re të klubit dhe mënyrën sesi do të blihen këta lojtarë.

Bëhet fjalë për 19-vjeçarin e talentuar të RB Salzburg, Dominik Szoboszlai, i dyti është Samuele Ricci i Empolit ndërsa i treti është kapiteni i AZ Alkmaar, Teun Koopmeiners i cili mes këtyre të treve duket lojtari më me përvojë.

Komento: