Rangnick refuzon Milanin, kjo është arsyeja

19:15 | 11 Mars 2020

Ralf Rangnick nuk pritet të jetë trajner i Milanit.

Sipas Sky Sport Deutschland, Ralf Rangnick deri më tani ka refuzuar një ofertë për t’u bërë trajneri i ri dhe drejtori i sportit të Milanit.

Drejtori i shkarkuar Zvonimir Boban ka thënë se CEO Ivan Gazidis kontaktoi Rangnick për të siguruar një marrëveshje në dhjetor, ndërsa presidenti Paolo Scaroni konfirmoi vetëm bisedimet “paraprake” me gjermanin.

Tani raporti i fundit nga Sky në Gjermani pretendon se arsyeja pse Milani nuk e ka finalizuar marrëveshjen me Rangnick për sezonin e ardhshëm akoma është se ai i refuzoi ata, përcjell lajmi.

Thuhet se ai është i shqetësuar për situatën e Fair Play Financiar, i cili detyroi kuqezinjtë të tërhiqeshin nga Liga e Evropës këtë sezon, ndërsa ai gjithashtu dëshiron të sigurohet që do ta ketë fjalën e fundit kur bëhet fjalë për transferimet dhe stilin e tij të futbollit.

Stefano Pioli është trajneri aktual dhe insistoi se ai do të vazhdojë të japë gjithçka për klubin për sa kohë që është në punë, duk e pranuar se e ardhmja e tij tashmë është vendosur.

Komento: