Rangnick tregon përfundimisht se a ka arritur marrëveshje me Milanin

07:42 | 09 Mars 2020

Ralf Rangnick ka mohuar arritjen e një marrëveshje me Milanin, pavarësisht spekulimeve që sugjerojnë ndryshe.

Raporte të shumta tani pretendojnë se gjermani do të marrë përsipër detyrën e Stefano Piolit dhe drejtorit sportiv Ricky Massara, duke ndjekur një rol të paparë në futbollin italian si një trajner kryesor dhe drejtor sportiv.

Aktualisht, Rangnick mban rolin si Shef i Futbollit për perandorinë e gjerë sportive të Red Bull, që do të thotë se ai kontrollon rekrutimin e dy gjigandëve evropianë të ardhshëm në RB Leipzig dhe Red Bull Salzburg.

Pas shkarkimit të tij të shtunën, Zvonimir Boban foli në një intervistë me Il Giornale gjatë së cilës ai pretendoi se një marrëveshje ishte arritur disa kohë më parë.

“Mialni bëri një marrëveshje me Rangnick në dhjetor”, tha ai, përcjell ORAinfo

Sidoqoftë, Rangnick tani i është përgjigjur këtij thashethemet në një mënyrë të paqartë.

“Kjo përfundimisht nuk është e vërtetë”, tha 61-vjeçari në SPORT1 në lidhje me një marrëveshje vitin e kaluar.

Kohët e fundit, stafi i MilanNews intervistoi gazetarin e Bild, Stefan Krause për Rangnick, dhe ai dukej se konfirmoi që gjermani do t’i bashkohet Milanit. /ORAinfo/

Komento: