Raporti tronditës për Marilyn Monroe, si u gjet e vdekur në shtëpinë e saj

22:43 | 14 Shkurt 2020

Kanë dalur detaje rreth rastit tronditës së Marilyn Monroe.

Më 6 gusht 1962, Marilyn Monroe u gjet e vdekur në shtëpinë e saj, teksa ylli i Holliëood kishte ende receptorin e telefonit në dorë, e shtrirë me fytyrë poshtë dhe asgjë veshur.

Aktorja e njohur besohet se ka vrarë veten teksa pranë saj ishte një shishe tabletash e zbrazur, ndërsa zhurmat vijonin për një histori dashurie me presidentin amerikan John F. Kennedy.

Allan Abbott e Ron Hast menaxhonin shërbimin funeral të personave të famshëm në vitet 1960-të dhe në një libër të fundit Abbot tregon se Marilyn thuajse nuk njihej në momentet pas vdekjes. Duke hyrë në detaje makabre ai raporton se fytyra e saj që zakonisht ishte e mrekullueshme, ishte mbulur nga pulla të kuqe.

Rrënjët e zeza të flokëve të Marilyn ishin shumë të zgjatura dhe sipas tij, ish-ylli i kinemasë kishte nevojë urgjente për manikyrë e pedikyrë. Më tej ai thotë: “Kur ne zbuluan çarçafin që e mbulonte, ishte thuajse e pamundur të besoje se ishte trupi i Marilyn Monroe.”

Allan insiston se superstari 36-vjeçar dukej si një grua e vjetër që nuk kujdesej për paraqitjen e saj. “Ajo dukej si një grua e rëndomtë, por sigurisht rrethanat e vdekjes së saj e kishin përkeqësuar pamjen dhe ajo nuk njihej”.

Komento: