Raportimet për tentim-atentat ndaj Kurtit, Komisioni i kërkon takim shefit të AKI-së

12:03 | 14 Shkurt 2024
raportimet-per-tentim-atentat-ndaj-kurtit,-komisioni-i-kerkon-takim-shefit-te-aki-se

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Ganimete Musliu ka thënë se kanë kërkuar takim me drejtorin e AKI-së, Petrit Ajetin, për t’u njoftuar me siç u raportua tentim-atentatin ndaj kryeministrit Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut.

Takimi me të sipas Musliut pritet të mbahet javën e ardhshme, ndërsa tha se për detaje do të njoftohen në ditën e mbajtjes së këtij takimi.

“Komision kërkoi takim me drejtorin e AKI-së për sot një javë për të na njoftuar rreth tentim-atentatit ndaj kryeministrit Albin Kurti”, deklaroi Musliu.

“Ne jemi munduar vazhdimisht kur janë çështjet e sigurisë ndërkombëtare ta ruajmë informacionin dhe mos ta shfrytëzojmë këtë informacion, për ta ruajtur në maksimum sigurinë e vendit dhe këtë e kërkoj nga çdo deputet, para qytetarëve të Republikës së Kosovës”, u shpreh ajo./EO

Komento: