Raportohet për zjarr në Ministrinë e Drejtësisë

23:02 | 25 Mars 2023

Zjarr në Ministrinë e Drejtësisë.

Raportohet të ketë shpërthyer një zjarr në Ministrinë e Drejtësisë.

Kështu ka konfirmuar vetëm para pak çastesh nga ky dikaster përmes një komunikate.

“Në orët e mbrëmjes, jemi njoftuar që në ndërtesën e Institutit të Mjeksësisë Ligjore, ka shpërthyer një zjarr. Të menjëhershme kanë qenë intervenimet e zjarrëfikësve. Policia është në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zv. Ministri, Blerim Sallahu“, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Njoftim:

Në orët e mbrëmjes, jemi njoftuar që në ndërtesën e Institutit të Mjeksësisë Ligjore, ka shpërthyer një zjarr. Të menjëhershme kanë qenë intervenimet e zjarrëfikësve. Policia është në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zv. Ministri, Blerim Sallahu.

Sipas informacioneve qe kemi aktualisht nga vendi i ngjarjes, nuk ka dëme që janë shkaktuar nga zjarri. Personat përgjegjës tashmë po merren me shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

Komento: