Raportoi rrejshëm për aksident, policia e kap të dyshuarin

10:00 | 14 Prill 2026
raportoi-rrejshem-per-aksident,-policia-e-kap-te-dyshuarin

Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka pranuar një informacion për një aksident trafiku të ndodhur në Prishtinë.

Në njoftim thuhet se menjëherë pas pranimit të njoftimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

“Pas ekzaminimit të detajuar të vendit të ngjarjes dhe verifikimit të kamerave të sigurisë nga njësitet e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë, është konstatuar se në fakt nuk kishte ndodhur asnjë aksident trafiku. Sipas policisë, rasti rezultoi të ishte raportuar në mënyrë të rreme”, thuhet në njoftim.

Personi i dyshuar lidhur me këtë rast është intervistuar nga organet e rendit, ndërsa në koordinim me Prokurorin e Shtetit është iniciuar procedurë penale ndaj tij për veprën “Deklarim i rremë”.

Organet e rendit ka bërë thirrje që qytetarët të shmangin raportimet e rreme, pasi ato pengojnë punën e institucioneve dhe mund të kenë pasoja ligjore.

Komento: