Raportuesja për Kosovën i reagon Thaçit: Një lider i përgjegjshëm duhet të flasë me negociatorët ndërkombëtarë

11:18 | 27 Maj 2020

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon e ka kritikuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin rreth deklaratës së tij se s’do të marrë pjesë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Miroslav Lajçak.

Në një postim të sajin në Tëitter, ajo ka shkruar se “një lider i përgjegjshëm duhet të flasë me negociatorët ndërkombëtarë, s’është zgjidhje personale”.

“Miroslav Lajçak ka dëshmuar se është duke punuar në negociata të orientuara kah rezultati. Çfarë është më e rëndësishme për Hashim Thaçin?”, pyetet ajo.

Presidenti i Kosovës, të marten deklaroi se nuk do të marrë pjesë në dialogun me Serbinë, nën udhëheqjen e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak. Ai me këtë rast vuri në dyshim seriozitetin e BE-së duke thënë se dy njerëzit kryesorë për këtë çështje vijnë nga vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke iu referuar sllovakut Lajçak dhe spanjollit Borrell.

E deklaratën e tij, Bashkimi Evropian ka refuzuar ta komentojë.

“Ne nuk komentojmë këtë deklaratë të z. Thaçi. Dialogu duhet të vazhdojë sa më shpejtë që të jetë e mundshme, sapo që situata e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit ta mundësojë këtë”, i tha KOHËS të marten zëdhënësi për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë në Komisionin Evropian, Peter Stano, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të nisë sa më shpejt që është e mundshme.

Komento: