Rashiç për kthimin e Listës Serbe në Kuvend: Tregues se mund të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

11:30 | 18 Nëntor 2022

Kthimi i Listës Serbe në Kuvend, Rashiç: Tregues se mund të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Betimi i nëntë deputetëve të Listës Serbe shënon kthimin definitiv të tyre në institucionet e Kosovës, ka thënë lideri i Partisë Progresiste Demokratike, Nenad Rashiç, për të përditshmen serbe “Danas”, raporton gazeta online Reporteri.net.

“Më duket mua se ka një indikacion për një lloj të bashkëpunimit dhe lajmërimit të një marrëveshjeje të mundshme mes palës serbe dhe kosovare”, ka vlerësuar Rashiç, i cili ditë më parë ishte edhe pjesë e konsultimeve për shpalljen e zgjedhjeve në katër komunat veriore me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ardhjen e djeshme të Listës Serbe në Kuvend, Rashiç e quajti “të palajmëruar”, teksa shtoi se “nuk ka nevojë askush të gënjejë opinionin publik” derisa shpjegoi se Lista Serbe “u betua të respektojë Kushetutën dhe ligjet e Kosovës”.

“Duhet të thuhet qartë se ndaj kujt u betuan, betim ky që thotë se: unë si anëtar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem që me nder dhe besnikëri do të kryej detyrat e mia dhe të përfaqësoj popullin me dinjitet dhe do të punojë për interesat e Kosovës dhe gjithë qytetarëve të saj. Që do t’i ruaj dhe respektoj kushtetuetshmërinë dhe sundimin e ligjit, të ruaj integritetin territorial dhe institucional të Kosovës, të garantoj liritë dhe të drejtat e njeriut në përputhje me ligjet e shtetit”.

Komento: