Rashica i blen babait një veturë super të shtrenjtë, por ka diҫka që nuk shkon në reagimin e tij

00:00 | 16 Korrik 2020

Milot Rashica i ka blerë babait të tij një veturë super-luksoze.

Rashica ia ka bërë një dhuratë luksoze babait të tij

Ylli kosovar po qëndron në Kosovë për pushime, para se ta bëjë hapin e radhës në karrierë, ku pritet të kalojë te një klub i madh.

Babai i futbollistit, Nexhmedin Rashica me anë të një postimi të bërë në Facebook ka treguar se Miloti ia ka blerë atij një veturë, të tipit Range Rover.

Por, ajo çfarë lë shumë për të dëshiruar është se postimi i bërë ka shumë gabime drejtshkrimore. Duhet kujtuar se babai i Milotit është doktor.

Më poshtë e keni postimin pa ndërhyrje të bërë nga babai i Milotit:

“Dhurata qdo her asht e mir po kur vjen nga djali ka vler të madhe.Flm Milot për kujdesin dhe respektin e treguar ndaj prindërve ,Allahu të ruajt .RANGE ROVER 00!,”.

Komento: