Rashiq: Serbët e Kosovës janë kërcënuar nga Beogradi për ta votuar Listën Serbe – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Rashiq: Serbët e Kosovës janë kërcënuar nga Beogradi për ta votuar Listën Serbe

21:37 | 08 Nëntor 2019

Nenad Rashiq vazhdon të theksojë se Beogradi ka kërcënuar serbët e Kosovës për të votuar Listën Serbe.

Ish-kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e koalicionit mes disa partive të serbëve të Kosovës, “Sloboda”, ka thënë se qeveria e Serbisë i ka detyruar serbët e Kosovës të votonin për Listën Serbe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

“Kanë kërcënuar se secili që nuk voton Srpskan, e humb rrogën, e humb pensionin”, ka treguar Rashiq në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.

Ai ka thënë se serbët e Kosovës janë përballur me “kërcënime direkte” nga ministrat e qeverisë serbe.

“Jemi në nivelin më të ulët të marrëdhënieve serbo-serbe”, është shprehur Rashiq në T7.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!