
Nuk do të komentoj për dërgesat specifike të armëve, por në përgjithësi do të thoja se mendoj se duhet të bëjmë një përpjekje shtesë për integrimin e të gjitha vendeve të Ballkanit në strukturat euroatlantike, tha ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen. në pyetjen lidhur me marrëveshjen e shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës për shitjen e 246 raketave të tipit “Javelin” dhe nëse ky është sinjal për Beogradin/
“Në veçanti, Bashkimi Evropian ka një detyrim të përpiqet të integrojë Kosovën, si dhe Serbinë, në Bashkimin Evropian. Ne kemi parë në të kaluarën se kjo është baza për paqe dhe stabilitet më të qëndrueshëm në kontinentin evropian,” Rasmussen, transmeton FrontOnline.