Rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna dhe vendbanime të Kosovës

15:14 | 11 Gusht 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tashmë ka publikuar rezultatet e 463 mostrave të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Nga këto testime, 171 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, duke e çuar kështu numrin total të të infektuarve në 10.590, përcjell ORAinfo.

Rastet e reja me koronavirus janë nga komuna dhe vendbanime të ndryshme të Kosovës, duke filluar me Prishtinën me gjithsej 46 raste të reja, e ndjekur kështu nga Gjilani me 24 raste të reja.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 46 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Mitrovicë, Rahovec dhe Shtime” – njofton IKSHPK-ja./ORAinfo/

Më poshtë mund të shihni edhe vendbanimet nga të cilat janë rastet e reja me koronavirus në Kosovë:

Komento: