Raul apo Allegri, cili është i preferuari për trajner të Real Madridit?

10:57 | 18 Maj 2021

Votojnë tifozët e Real Madridit: Raul apo Allegri, cili është i preferuari i tyre?

Edhe pse Massimiliano Allegri shihet si favorit për të pasuar Zinedine Zidane këtë verë, lexuesit e Marca kanë votuar Raul Gonzalez, si kandidatin e tyre ideal për të marrë drejtimin e skuadrës.

Rreth 150,000 vota u regjistruan në sondazhin e MARCA, me 57 për qind të pjesëmarrësve që votuan për trajnerin e Castilla si pasues i preferuar i strategut francez.

Joachim Low u votua nga 17 për qind e pjesëmarrësve, i ndjekur nga ata që nuk duan që ndonjëri nga tre të pasojnë francezin dhe do të zgjidhte një trajner tjetër (16 për qind).

Ndërkohë, vetëm 10 për qind e votave të audiencës shkuan për Allegrin, i cili nuk ka stërvitur asnjë skuadër që nga maji i vitit 2019, kur u largua nga Juventusi.

Emri i pasardhësit të Zidanes nuk do të bëhet publik derisa të mbarojë sezoni për Real Madridin, por tekniku italian dhe Raul janë kandidatët kryesorë për këtë punë.

Raul ka treguar potencialin e tij si trajner me punën e tij në akademinë e Real Madridit dhe ekipin B të klubit dhe ai do të ishte i kënaqur të zëvendësonte Zidanen këtë verë nëse i jepet mundësia ta bëjë këtë nga klubi.

“Kjo është shtëpia ime dhe është vendi ku unë dua të jem”, tha Raul të dielën. “Nuk është koha të flasim për të ardhmen e askujt”.

“Unë jam një i punësuar i këtij klubi. Meqenëse vendosa të isha trajner tre ose katër vjet më parë, do të isha në gjendje të isha në shtëpi, në klubin tim, [për] të fituar përvojë, të stërvitesha në mënyrën më të mirë”.

Komento: