Reagimi i paprritur i Luizit pas komenteve negative: T’më vini anash, unë kam vetëm hallin e Kiarës

22:12 | 16 Korrik 2023

Luizi reagon pas komenteve negative: T’më vini anash, unë kam vetëm hallin e Kiarës.

Luizi ka reaguar për komentet negative duke thënë se nuk shqetësohet aspak, por mërzitet për Kiarën, e cila sipas tij mërzitet kur i lexon.

“Unë mërzitem se mërzitet Kiara.

Se mua vetëm fresk më bëjnë.

Mua më vijnë anash, po vetëm se ia prishin qejfin Kiarës.

Nuk kam pasur kohë të rri shumë me të këtë periudhë prej filmit, por e shoh që mërzitet nga disa komente.

Lëreni rehat, çfarë ju ka bërë Kiara juve? Hajdeni m’i thoni mua ato që doni t’i thoni asaj, lëreni Kiarën!“, tha Luizi.

Kujtojmë që Luizi ka qenë shumë i komentuar së fundmi për sherrin me Dea Mishel e më pas edhe me Olta Gixharin, me të cilën është parë shumë i nervozuar gjatë xhirimeve të filmit.

Komento: