Reagojnë nga ‘On Record’ për deklaratën e Feros se menaxheri ua blenë klikimet

14:12 | 08 Maj 2021

Një deklaratë e Feros në rrjete sociale ka bërë xhiron, pasi thotë se artistët blejnë klikime, shkruan lajmi.net.

Reperi tha se gjatë kohës kur ishte në “On Records”, menaxhmenti ia blenin klikimet për këngët e tij, për këtë arsye këngët kishin shifra më të larta shikimesh.

Ndërsa, pas kësaj deklarate nuk mungon reagimi i menaxherit të atij labeli, Met Elshani, i cili mohon një gjë të tillë.

Ai thotë se kishte artistë që kanë kërkuar blerjen e klikimeve, por kompania nuk ka pranuar, ndërsa thotë se “On Records” ka qenë çdo herë korrekt me publikun, mediet e fansat.

“Asgje per te deshmuar une veq muj me thënë: qe me pae mundesh me ble gjethçka perveç zemer te paster, shpirt te paster dhe inteligjencen e nje njeriu qe e peshtyn ne doren qe i dha me honger buk. On Records ka qenë me shume se korrekt me publikun mediat dhe me fansat dhe kurr nuk ka bërë dredhira si shumë të tjerë duke u viktimizuar te perfitojnë nga mediat dhe fansat MARRE. PS (te gjith artistat qe sjanë dhe jan në Onrecords e din çfar qendrimi kemi per klikimet edhe pse disa prej tyre kanë kerkuar gjera te tilla, pergjigja ka qenë JO)”, tha ai.

Komento: