Reagon Avdullah Hoti: Askush nuk ka humbur nga vendimi i Kushtetueses

23:56 | 28 Maj 2020

Avdullah Hoti ka reaguar pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugë atij të formojë qeverinë.

Ai e ka mirëpritur vendimin duke thënë se rimëkëmbja e mirëbesimit dhe respektimi i institucioneve është detyrë.

Më tutje Hoti ka shtuar se me SHBA-të dhe BE-në do të punojnë në përkushtim për jetësimin e aspiratave për integrime euroatlantike.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Si mandatar për kryeministër të Qeverisë së Kosovës, mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Është koha të bashkohemi për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve tanë.

Askush nuk ka humbur. Rimëkëmbja e mirëbesimit në mes nesh dhe respektimi i rendit institucional është detyrë dhe obligim yni i përbashkët.

Bashkë me miqtë tanë strategjikë, SHBA-të dhe BE-në, do të punojmë me përkushtim për jetësimin e aspiratave tona për integrime euroatlantike.

Komento: