Reagon Duda Balje, thotë se u ofendua pas abstenimin për Trustin

22:38 | 25 Maj 2022

Duda Balje thotë se u ofendua pas abstenimin për Trustin.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Duda Balje ka reaguar pas ofendimeve që kanë ardhur në adresë të saj, pas abstenimit në votimin e Projektligjit për Trustin në Komisionin për Buxhet.

Balje tha se ato fyerje i dhembin shumë derisa thotë se do të kenë turp shumë shpejt të gjithë ofenduesit.

“Ofendime, ofendime, papritur momentin e fundit. Dhe të gjitha ofendimet për t’u kuptuar dhe zhgënjimet pa kuptuar votën time sot, kjo fyerje dhemb më shumë! Do të keni turp për këtë, shumë shpejt! Dhe për t’ju bërë të ditur këtë, të tre votat e boshnjakëve në Grupin Multietnik ishin për Trustin!

Duda Balje u deklarua edhe për abstenimin e saj.

Balje tha se ky ishte momenti më i vështirë në karrierën e saj.

“Ky është momenti më i vështirë në karrierën time, pasi abstenimi është në emër të Grupit Parlamentar, ndërsa personalisht jam pro”, tha Balje në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Deputetët opozitarë të këtij komisioni ishin pro, ndërsa votat e pushtetit ishin kundër, teksa nga minoritetet, Verica Ceraniq e Listës Serbe ishte pro, ndërsa Duda Balje abstenoi.

Komento: