Reagon KDMLNJ: Tensione të panevojshme rreth ndërtimit të Xhamisë së Madhe

15:00 | 22 Korrik 2020

KDMLNJ: Tensione të panevojshme rreth ndërtimit të Xhamisë së Madhe.

Këshilli për mbrojtjen e të drejtave e të lirive të njeriut (KMDLNJ) ka reaguar pas protestës që është mbajtur sot kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, transmeton Klan Kosova.

Nga KMDLNJ thonë se të drejtat dhe liritë fetare në Kosovë, si pjesë shumë e rëndësishme e korpusit të drejtave themelore të njeriut janë të rregulluara me ligjet e Kosovës për të gjitha komunitetet fetare dhe besimtarët e të gjitha besimeve e që janë në përputhje të plotë me dokumentet dhe konventat ndërkombëtare që i rregullojnë të drejtat e besimit dhe zbatimit të fesë.

KMDLNj ua përkujton të gjithë qytetarëve të Kosovës , edhe atyre që protestojnë kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe se e drejta për protestë është e rregulluar me ligj dhe e drejtë demokratike deri në momentin kur nuk shkelë të drejtat e njeriut të tjerëve.

“KMDLNj ftonë të gjithë qytetarët e Prishtinës, për rastin konkret por edhe të Kosovës ta ruajnë dhe kultivojnë tolerancën fetare dhe të mos e tensionojnë situatën duke respektuar të gjitha besimet dhe besimtarët pa bërë asnjë dallim. KMDLNj mbronë të drejtat dhe liritë fetare , pa bërë asnjë dallim dhe e dënon çdo shkelje të këtyre të drejtave. Po të ishte e përcaktuar me Lugj që qytetarët përmes referendumit të deklarohen për ndërtimin apo kundërshtimin e ndërtimit të cilitdo objekti fetar apo lokacionit, do ta kishim një situatë tjetër. Në rastin konkret kemi të bëjmë me një ndërtim të ligjshëm, me leje prandaj protesta kundërshtuese edhe mund të merret si shkelje e të drejtave dhe lirive fetare e që për KMDLNj – është krejtësisht e papranueshme. Praktikimi i fesë nuk duhet të konsiderohet as si çështje politike e as patriotike por si nevojë shpirtërore dhe krejtësisht personale”, thuhet në reagim.

Komento: