Reagon KMDLNJ ndaj vendimit të Speciales për moslirimin me kusht të Thaçit dhe të tjerëve.

14:32 | 28 Janar 2021

KMDLNJ reagon ndaj vendimit të Speciales për moslirimin me kusht të Thaçit dhe të tjerëve.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Lirive të Njeriut, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale për moslirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së.

“Gjykatësi i procedurës paraprake të Gjykatës Speciale, Nikolas Giju, sipas parimit “ hypë se të vrava, zhdrypë se të vrara “ po i refuzon të gjitha kërkesat e avokatëve të të akuzuarve, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj, Salih Mustafa, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selim dhe Kadri Veseli për t’u mbrojtur në liri”.

“Nuk ka argument që e ofrojnë aqvokatët mbrojtës e që nuk refuzohet nga ky gjykatës e që lehtësisht mund të dyshohet për pjesëmarrje në rrjedhje të dosjeve të ndjeshme e që kanë përfunsuar para zyrave të OVL-së së UÇK- së pas së cilës u arrestuan Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj me arsyetimin se duke e zbuluar identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur, seriozisht po e rrezikojnë jetën e këtyre dëshmitarëve dhe familjeve të tyre”.

“Po të kishin bërë hetime brenda Gjykatës Speciale për rrjedhje të dosjeve të ndjeshme dhe po të ishin ndërmarrë veprime ligjore ndaj atyre që i kanë dërguar këto dosje në Zyrat e OVL-së së UÇK-s , atëherë edhe do të arsyetohej arrestimi i krerëve të OVL-së së UÇK-së”.

Mirëpo, sipas këtij këshilli “pasi nuk ishte bërë asnjë hetim dhe askush nga stafi i Speciales në Hagë nuk është marrë në përgjegjësi, arsetimin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt” KMDLNj e konsideron vetëm si pretekst për arrestimin e krerëve institucionalë dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,

Komento: