Reagon konsulli të cilit Gervalla iu hakmorr pasi i zbuloi skandalin e saj: “Kjo ndodh vetëm në vende komuniste”

21:38 | 15 Mars 2022

“Kjo ndodh vetëm në vende komuniste”, reagon konsulli të cilit Gervalla iu hakmorr pasi i zbuloi skandalin e saj.

Gramos Begolli u njoftua sot se sot ishte dita e tij e fundit në punë si Konsull i Kosovës në Hamburg. Begolli, i liruar nga detyra, duhej të qëndronte në mision deri në fund të këtij muaji, por një vendim i nënshkruar nga Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla kërkon që ai menjëherë të kthehet në Kosovë.

Ky vendim është i pa pranueshëm për Begollin. Veprimet e tilla sipas Begollit, ndodhin vetëm në vendet komuniste.

“Kthimi i diplomatëve të akredituar në këtë mënyrë brenda ditës ndodh vetëm në vendet komuniste me udhëheqës autoritar, sepse unë kam familjen këtu bashkëshorten dhe fëmijët dhe nuk mund të kthehem nga Gjermania brenda ditës”, thotë ai.

“Kjo flet shumë për mllefin dhe nivelin e Ministres Gërvalla”, shtoi ai.

Shfuqizimi i vendimit të mëparshëm për lirim nga detyra të Begollit, erdhi menjëherë pasi ky i fundit kritikoi të parën e kësaj ministrie.

Begolli tha se ministrja, për festën e Pavarësisë, u kishte shkuar në konsullatë pa asnjë njoftim zyrtar dhe se punonjësit e konsullatës në Hamburg e kanë marrë vesh për këtë vizitë, vetëm kur ajo ka arritur aty.

“Ka ardhur pa paralajmërim për pavarësinë e Kosovës. Rregullat janë të qarta, por edhe rregullat diplomatike ekzistojnë për të gjitha shtetet ku duhet të sundojë ligji. Në rastin e vizitave në një shtet tjetër, duhet të lajmërohen vizitat e nivelit të lartë. Znj.Gërvalla në bazë të rregulloreve është dashur të lajmërojë këtë vizitë në konsullatë, që ne t’i njoftojmë policinë dhe institucionet. Sepse në momentin kur të arrijë një përfaqësim i lartë, duhet të vijnë autoritetet që të sigurohet itinerari, dhe të sigurohet objekti që të mos ndodhë ndonjë incident”, kishte deklaruar Begolli në emisionin Frontal në T7.

Komento: