Reagon Pantina: Nuk na treguan se reduktimet 8 me 2 ishin në favor të territ

18:00 | 25 Dhjetor 2021

Kosova po përballet me reduktime të mëdha të energjisë eklektike.

Analistja Shqipe Pantina, ka reaguar lidhur me reduktimet në furnizim të energjisë elektrike gjatë ditëve të fundit, si pasojë e krizës energjetike në Kosovë.

Pantina, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka ironizuar me qeverinë duke u thënë se kjo e fundit nuk ka njoftuar që reduktimet 8-2 janë në favor të territ, shkruan lajmi.net.

Ajo u ka dëshiruar mirëseardhje diasporës dhe i ka ftuar që të vazhdojnë ta duan Kosovën ende.

“Na thane se reduktimet e rrymes jane 8 me 2 por nuk treguan se 8 ore ishin per terrin e 2 per rryme.

Diaspore e dashur mire se vini ne Kosoven qe e keni dashur, duajeni ende!”, shkroi analistja në ‘Facebook’.

Komento: