Reagon telekomi: S’kemi pasur sulm kibernetik, është sajim

16:40 | 28 Shkurt 2021

Telekomi i Kosovës ka reaguar ashpër ndaj disa ekspertëve të telekomunikimeve të cilët thanë Vala ka pasur sulme kibernetike ku IP-të i janë infektuar me Botnet.

Sipas një reagimi të Telekomit të Kosovës në rrjetin social Facebook, asnjë IP e vetme nuk është e rrezikuar, e as nuk janë sulmuar nga askush.

Madje, ata thonë se këtë e kanë sajuar disa ekspertë të vetshpallur.

Telekomi i Kosovës i ka siguruar konsumatorët që të mos shqetësohen për asnjë moment për shërbimet që marrin.

Telekomi i Kosovës i ka siguruar konsumatorët që të mos shqetësohen për asnjë moment për shërbimet që marrin.

Njoftimi i plotë:

Telekomi i Kosovës është sulmuar me lajme të rrejshme dhe shumë të dëmshme për biznesin tonë. Nuk jemi sulmuar e as nuk është rrezikuar as edhe një IP e vetme. E gjitha është sajuar nga ekspertë të vetshpallur.

Fillimisht, Telekomi i Kosovës nuk e ka këtë numër të IP adresave siç pretendohet, ndërsa që në matjet tona të brendshme nuk është vërejtur as edhe një sulm e lëre më ajo që po pretendohet.

Ky është një sulm direkt ndaj biznesit tonë dhe qëllimet i dijnë vetëm ata që po bëjnë gjëra të tilla. Ne e kemi kontaktuar edhe personin që e ka publikuar një lajm të tillë, por i njejti nuk është përgjigjur.

Duam të ju bëjmë me dije të gjithë konsumatorëve tanë që të mos shqetësohen asnjë moment për shërbimet që marrin nga ne, ndërsa, i ftojmë të gjithë ata që krijuan lajme të rreme që t’i përmirësojnë ato, pëndryshe do të ndjeken penalisht për dëmtim të imazhit dhe biznesit të Telekomit të Kosovës.

Komento: