Real Madrid – Chelsea, rezultati pas 45 minutave

22:40 | 27 Prill 2021

Dalin statistikat

Është mbyllur pjesa e parë në “Alfredo di Stefano”.

Real Madridi është duke barazuar 1-1 me Chelsean pas 45 minutave në ndeshjen e parë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Mysafirët po bëjnë paraqitje fantastike në “Alfredo di Stefano” dhe ishin ata që e gjetën të parët golin.

Pak minuta pasi Timo Werner humbi një mundësi të artë, në atë të 10-të, doli në skenë Pulisic, që kaloi edhe Thibaut Courtoisin duke realizuar për 0-1.

Reali reagoi në minutën e 29-të, Karim Benzema e ka shfrytëzuar më së miri një top të ardhur në zonë pas disa prekjeve, për të shënuar një gol shumë të bukur dhe për të barazuar gjithçka.

Nga të dyja skuadrat është duke u zhvilluar lojë e matur, por rastet nuk po mungojnë ng asnjëra pale

Komento: