Real Madrid e do yllin i Chelseas, po përgatit super-ofertë për të

14:58 | 05 Maj 2019

Duket se Real Madridi po përgatit një super-transferim.

‘Los Blancos’ duan që me çdo kusht të përforcojnë repartin e mesfushës, për të cilin përmenden emrat si Christian Eriksen, Paul Pogba, por së fundmi edhe N’Golo Kante.

Sipas raportimeve të ‘Express’, Real Madrid po përgatisin një ofertë për N’Golo Kante.

Skuadra e Zidane është në kërkim edhe të Eden Hazard, i cili është shok skuadre me mesfushorin francez tek Chelsea.

Ish lojtari i Leicester nuk po luan më në pozitën e tij natyrale me Chelsean, që nga ardhja e Maurizio Sarrit dhe ky mund të jetë një favor për madrilenët.

Kujtojmë se për të njëjtën pozitë Real po e monitoron edhe francezin tjetër, Paul Pogba.

Komento: