Real Madrid e ka gati super ofertën për yllin e Chelseas

11:53 | 27 Dhjetor 2021

Real Madrid do bëjë ofertë konkrete për Rudigerin në janar

Real Madrid do provojë transferimin e qendërmbrojtësit e Chelseas, Antonio Rudiger në verë.

Gjiganti madrilen është favoriti për të transferuar gjermanin si agjent i lirë gjatë verës, derisa kërkohet edhe nga klubet si PSG dhe Bayern Munich, transmeton lajmi.net.

“Diario AS” raporton se Real Madrid është gati të arrijë marrëveshje me mbrojtësin, duke plotësuar kërkesën prej 12 milionë euro për sezon.

Përpos kësaj, “Los Blancos” do bëjnë ofertë konkrete për Rudigerin në muajin e ardhshëm, që ta bindin për kalimin në “Santiago Bernabeu” gjatë verës.

Ndërkohë, raportohet se Chelsea do bëjë edhe një ofertë të fundit për ta bindur lojtarin, mirëpo nëse e refuzon prapë, atëherë do kërkojnë pasuesin.

Komento: