Real Madrid godet Barcelonën, tenton t’ia ‘vjedhë’ Lautaron

12:38 | 04 Qershor 2020

Real Madrid tenton t’ia ‘vjedhë’ Lautaron Barcelonës.

Përkundër faktit që Lautaro Martinez ka përmendur dëshirën për t’iu bashkuar Barcelonës, është Real Madrid që ka vendosur të provojë transferimin e argjentinasit.

Siç bën të ditur Sky Italia, Real Madrid po i bën presion lojtarit dhe Interit në mënyrë që Lautaro të përfundojë i veshur në të bardha në sezonin e ardhshëm, përcjell lajmi net.

Për momentin, Inter ka refuzuar të negociojë çdo shitje të Lautaros nën çmimin e klauzolës, prej 111 milionë euro.

MundoDeportivo në anën tjetër ka bërë të ditur se Barcelona do të presë të kalojë 15 korriku, kur ç’aktivizohet klauzola, për të negociuar me Interin transferimin e Lautaros sipas vlerës së tregut të caktuar tashmë nga kriza e COVID-19.

Në anën tjetër, Real Madrid deri më tani kishin vendosur pamjet rreth Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, dhe Lautaro Martinez është një emër i ri në listën e tyre.

Komento: