Real Madrid – Haaland, po ndodhë befasia që pak kush e ka pritur

14:09 | 19 Shtator 2021

Reali i Madridit, Junajtid dhe PSG e një dyzinë klubesh të tjera janë vënë pas Erling Halandit. Por sipas të gjithave gjasave, vetë norvegjezi e ka zgjedhur destinacionin e tij dhe ai është Madridi.

Sipas “transfermarkt”, Haland është lojtari i dytë me vlerën më të shtrenjtë në treg me 130 milionë eruo.

Përpara tij qëndron vetëm Kilian Mbape (160 milionë).

Në Europë duket se janë të bindur se Haland do të veshë fanellën e Realit duke nisur nga sezoni i ri. Sinjali i parë ka ardhur nga presidenti i Ligës spanjolle, Tebas, i cili ka deklaruar se Reali ka të gjitha mundësitë financiare për të blerë Halandin dhe Mbapenë së bashku. Më pas ka ardhur dhe fjala e shefit të Bajernit, Rumenige.

“Halandi mendoj se do të jetë lojtari i ri i Realit”, ka thënë ai. Reali duket se i ka vënë praktikisht para faktit të kryer të tjerët; Haland është i paprekshëm.

Komento: