Real Madrid i jep një ‘goditje’ të madhe Neymarit

10:01 | 01 Shtator 2019

Duket se Neymari nuk do t’i bashkohet Realit.

Skuadra e Real Madrid duket se është e vendosur për një tjetër goditje të madhe, para fundit të merkatos.

Shpresat e ‘Los Blancos’ për shërbimet e Neymar duket se janë të vdekura, dhe tashmë ata kanë kthyer kokën kah Premierliga.

Real Madrid është në kërkim të yllit të Tottenham, Christian Eriksen, raporton ‘Mirror’.

Danezi do të jetë pa kontratë në fund të këtij sezoni dhe Spurs e dinë se mund ta humbin lojtarin si të lirë.

Real Madrid në anën tjetër është në nevojë të një lojtari për mesfushën dhe kjo marrëveshje nuk është e pamundur të ndodh.

Komento: