Real Madrid i vë ultimatum PSG-së për Mbappe

17:58 | 28 Gusht 2021

Real Madrid po e humb durimin në garën për Kylian Mbappe.

Mbappe është një nga lojtarët më të komentuar këtë merkato, pas Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Ylli francez po lidhet vazhdimisht me një kalim të mundshëm te skuadra e Real Madrid, por skuadra e PSG po hap vështirësi për marrëveshjen.

Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Real Madrid po humbin durimin me kokëfortësinë e PSG dhe janë gati të tërhiqen nga gara, përcjell Periskopi.

Real ka nisur ofertë drejt Parisit dy ditë më parë, por nuk kanë marrë as refuzim as konfirmim pozitiv.

Thuhet se ‘Los Blancos’ nuk do të presin deri të martën për një përgjigje. Ata janë gati të tërhiqen dhe të sigurojnë shërbimet e Mbappe verën tjetër.

Komento: