Real Madrid ia prish punën Milanit për transferimin e yllit nga Serie A

09:51 | 15 January 2019

Afati i janarit ka nisur kohë me parë.

Krzysztof Piatek është bërë cak i shumë skuadrave evropiane, ndërsa Genoa e ka caktuar çmimin tashmë.

Skuadra italiane ka marrë ofertë nga Milani dhe Real Madrid, ndërsa kërkon 50 milionë euro nga shitja e polakut, përcjell lajmi.

Rosonerëy e duan Piatekun si zëvendësues të Gonzalo Higuain, që pritet të kalojë te Chelsea.

Nga ana tjetër, Real Madrid nuk beson më Karim Benzeman, andaj e dëshiron transferimin e polakut.

Madrilenët po i prijnë garës për transferimin e Piatek, pasi edhe lojtari e dëshiron transferimin në Santiago Bernabeu.

Komento: