Real Madrid me këtë fomacion synon ta mposht Bilbaon

20:20 | 01 Dhjetor 2021

Formacionet zyrtare: Reali synon të forcojë kreun në sfidën ndaj Bilbaos.

Real Madridi luan përballë Athletic Bilbaos në Estadio Santiago Bernabeu në ndeshjen e vlefshme për kampionatin spanjoll.

Los Blancos e kryesojnë tabelën e La Ligas me 33 pikë, katër më shumë se përcjellësi i parë Atletico Madrid.

Bilbao ka grumbulluar 20 pikë në 14 ndeshje dhe qëndron në vend të tetë në renditje.

Trajnerët Carlo Ancelotti dhe Marcelino Garcia do t’i vënë përballë taktikat e tyre në këtë sfidë.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois; Lucas Vazquez, Alaba, Militao, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Asensio, Benzema, Vinicius.

Formacioni startues i Athletic Bilbaos: Unai Simon; Lekue, Yeray, Nunez, Balenziaga; Muniain, Vencedor, Dani Garcia, Zarraga; Williams, Raul Garcia.

Komento: