Real Madrid me super transfer nga Inter

18:22 | 19 Gusht 2020

Lukaku zëvendëson Benzeman te Real Madrid?

Real Madrid po konsideron Romelu Lukakun si një zëvendësim të Karim Benzemas.

Sulmuesi belg i është bashkuar Interin verën e kaluar, duke i dhënë fund qëndrimit dy vjeçar te Manchester United.

Raportet e fundit thonë se ‘Los Blancos’ janë duke e rreshtuar Lukakun si një zëvendësim të Benzemas, përcjell lajmi net.

Sipas Le10Sport, Lukaku është pjesë e listës së dëshirave të Real Madrid, së bashku me tre sulmues të tjerë.

Kylian Mbappe, Erling Haaland dhe Sadio Mane, gjithashtu pëlqehen nga kampionët e La Ligas.

Komento: