Real Madrid merr lajmin katastrofal

18:52 | 06 Janar 2020

Lajm i keq për tifozët e Real Madrid.

Real Madrid do të ketë telashe të mëdha në garat e Superkupës së Spanjës.

Trajneri Zinedine Zidane do të duhet të luajë gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës pa disa prej emrave kryesorë të skuadrës.

Përveç mungesës së Eden Hazard, Zidane nuk do të mund të llogarisë as në shërbimet e Gareth Bale e Karim Benzema, përcjell lajmi.

Real Madrid do të ketë përballë skuadrën e Valencias, për gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës.

Kutjojmë se këtë edicion ky turne do të zhvillohet në Arabinë Saudite, dhe shitja e biletave nga skuadrat spanjolle ka qenë minimale. Tifozët sikur nuk e kanë pritur mirë.

Komento: