Real Madrid merr vendimin e madh për Ceballos

23:31 | 11 Gusht 2020

Real Madridi do ta mbaj Ceballosin.

Real Madridi është gati që ta mban në skuadër Dani Ceballos pas rikthimit të tij nga Arsenal ku kalojë një sezon si i huazuar

Sipas asaj që raporton gazeta AS, Ceballos megjithatë mund të huazohet përsëri pas ndeshjeve parasezonale, por kësaj radhe jo në Angli por në Spanjë të skuadra e Real Betis.

Skuadra nga Santiago Bernabeu ka kthyer sot në skuadër edhe Martin Odegaard.

Gazeta raporton që pas eliminimit nga Liga e Kampionëve Zidane dëshiron që të punojë pak më afër më dy mesfushorët.

Më parë është menduar se Ceballos do të rikthehet përsëri në Arsenal si i huazuar edhe për një sezon, madje disa media kanë raportuar se Arsenali mund ta blejë kartonin e tij.

Komento: