Real Madrid nuk heqë dorë nga ylli i Man Utd

19:05 | 13 Tetor 2021

Raportet në mediat spanjolle sugjerojnë se Real Madrid po e shikon edhe një herë Paul Pogban, pasi kontrata e 28-vjeçarit skandon me Manchester United verën e ardhshme.

AS pretendon se Real ka hetuar synimet e mesfushorit për disa javë, dhe performanca e tij në finalet e Ligës së Kombeve këtë javë vetëm sa e ka shtuar interesimin e tyre,përcjell ORAinfo.

Ka shumë skuadra që tashmë janë lidhur me mesfushorin francez: Real Madrid, Paris Saint-Germain dhe, mbi të gjitha, një kthim në Juventus në Torino që duket gjithnjë e më i mundshëm.

Nevoja që ekipi i Massimiliano Allegri të bëjë një sërë ndryshimesh në thelbin e tij është aq i gjerë sa ka disa futbollistë që tashmë janë lidhur me një të ardhme në vecchia signora, duke filluar me vetë Pogban/ORAinfo/

Komento: