Real Madrid po e largon yllin e madh

19:59 | 29 Tetor 2019

Modric nuk do të jetë pjesë e Real Madridit më.

Mediat në Spanjë kanë hapur lajmin se Modric në fund të këtij sezoni do të largohet nga Real Madrid.

Paraqitjet negative të kroatit, duken se i kanë përshpejtuar gjërat për largimin e fituesit të Topit të Artë.

Madrilenët janë të fokusuar në merkato për të bërë një përforcim pikërishtë në këtë repart. Van de Beek, Eriksen, apo Pogba janë mundësitë më të mira, por tashmë në skenë është dhe talenti Odeegaard i cili është duke bërë mirë me skuadrën e tij tek Real Sociedad.

Kujtojmë që Real Madrid e ka në pronësi talentin dhe e ka lëshuar në huazim tek Real Sociedad.

Komento: