Real Madrid po e transferon lojtarin më të mirë në botë

16:42 | 23 Dhjetor 2019

Real Madrid, i ka dhënë përparësi nënshkrimit të anësorit të Liverpool, Sadio Mane gjatë afatit kalimtar të verës.

Që nga transferimi në Anfield në vitin 2016, Mane është vendosur si një nga lojtarët më të mirë në botë, duke kontribuar me 72 gola nga 148 paraqitje në të gjitha garat,përcjell ORAinfo.

27-vjeçari aktualisht ka tre vjet e gjysmë të mbetur në kontratën e tij, me Liverpool të hapur për të zgjatur atë marrëveshje më tej në të ardhmen e afërt.

Megjithatë, sipas raportimeve në Spanjë, Real e ka identifikuar Senegalezin si një nga objektivat e tyre të transferimit në verë..

Ekziston një sugjerim që Liverpool do të kërkonte më shumë se 100 milion £, megjithëse vlerësimi i tyre ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë duke pasur parasysh statusin e Mane në gjigantët e Merseyside./ORAinfo/

Komento: