
Po zhvillohet një garë mes Real Madridit dhe Barcelonës.
Real Madrid i është bashkuar Barcelonës në garën për sulmuesin e Inter, Lautaro Martinez.
Sport shkruan se dy skuadrat që prinë në renditjen tabelare në La Liga po sfidojnë njëra tjetrën për talentin argjentinas
Transferimi i Martinez drejt Spanjës mund të ndodh që në janar.
Inter kuptohet se dëshiron të mbaj në skuadër Martinezin, por klauzola prej 111 milionë euro i frikëson, gjë që thotë se 22 vjeçari është një objektiv i arritshëm për disa nga klubet më të mira të Evropës.
Barcelona e sheh Lautaron si lojtarin ideal që do të zëvendësonte Luis Suarezin, ndërsa te Real Madrid kanë mbetur të pakënaqur me paraqitjet e Luka Joviq.